Rikthehet magjia e Champions League, 8 përballjet interesante
Galatasaray-Bayern mund të konsiderohet një sfidë interesante në Ligën e Kampionëve, jo për emrat që dy skuadrat kanë, por për atë cka po tregojnë në fushë. Gjermanët me 6 pikë në dy përballjet e para, e në anën tjetët turqit të cilët vijnë me moralin lart pasi mposhtën djajtë e kuq. Tek Galata janë të shqetësuar për Icardin, i cili ka pasur shqetësime në tendinë, ndërkohë tek rekordmenët e Gjermanisë sic dihet bëhet fjalë për 7 mungesa, por pavarësisht këtij fakti cilësohen favoritë.
Në të njëjtin grup, Manchester United pret në shtëpi Kopenhagenin, ndërsa vendi i fundit është një pozitë e paparanueshme. Një fitore ndaj skuadrës daneze do të rikthente disi qetësinë. Në grupin B, Arsenali kërkon të lërë pas humbjen befasuese ndaj Lille, ndërsa kundërshtari i radhës është Sevilla, kampionët në fuqi të Europa League. Kryesuesit e grupit, Lens presin në Francë PSV Eindhoven.
Inter-Salzburg është një tjetër përballje me interes, me zikaltrit të cilët synojnë vendin e parë në grup. Aktualisht mbahet nga Reali i Sociedadit që luan në transfertë me Benfikën e vendit të fundit. Në grupin C, galaktikët e udhëhequr nga Carlo Ancelotti udhëtojnë drejt Portugalisë ku i pret Braga. Po në këtë grup, kampionët e Italisë Napoli ndeshen me vendin e fundit, Union Berlin, ekip debutues në Ligën e Kampionëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq