Rikthimi i basteve sportive, Shyti: U korrigjua gabimi i disa viteve më parë
Ish-kryetari i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti thotë se bastet sportive kanë funksionuar në mënyrë të parregullt, edhe pse prej disa vitesh ishin mbyllur me ligj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shyti u shpreh se vendimi i qeverisë, bëri që të korrigjonte gabimin e bërë më parë, për mbylljen e basteve.
“Rezultoi e pamundur mbyllja e tyre. Këtu nuk bëhet fjalë për hapje, u vërtetua që kohën që ishin me ligj të mbyllura, kanë ekzistuar. Kanë vazhduar në formë të paligjshme, gjë që ka sjellë mungesën e kontrollit, devijimin e fondeve në drejtime të pakontrollueshme nga shteti. Ka ndodhur një gabim që e devijoi organizimin e tyre në mënyrë të paligjshme dhe u rikthye në legjitimitet”, theksoi ai.
Nga 1 janari 2023 do të rihapen bastet sportive online. Kjo bëhet e ditur në projektbuxhetin e vitit 2023, ku parashikohet rifutja në legjislacion e basteve sportive online.
Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë taksa në vit. 31 dhjetori 2018 ishte dita e fundit që në Shqipëri u lejua vendosja e basteve.
LEXONI GJITHASHTU
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?