“Rithemelimi s’do që të vijë në pushtet”, Alibeaj: Ja interesat e vërteta që ka….
Pas 5 muajve, komisionet parlamentare u zhvilluan këtë të hënë fizikisht me praninë edhe të deputetëve të rithemelimit duke i dhënë fund bojkotit. Prania e njërës palë bëri që të mungojë pala tjetër. Deputetët që janë krah Lulzim Bashës munguan.
Sekretari i përgjithshëm i PD dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj tha në një intervistë për Euronews Albania se qëllimi i vërtetë i Rithemelimit nuk është të vijë në pushtet.
Sipas tij, qëllimi i një pjese të Rithemelimit është të ruajnë pushtetin e tyre dhe të mbajnë në pushtet Edi Ramën.
“Ajo që duket që ka ndodhur ose do ndodhë së shpejti është të dështosh komisionin e reformës zgjedhore. Për sa kohë kishim një komisioni ku ishin 9 anëtarë të opozitës përfshirë të gjithë, të shkosh në një sistem tjetër me 2 ose 3 anëtarë, si mundet të jesh i kënaqur me një përfaqësim 3 me 3 kur ke pasur 9 kur ke qenë në kushte pariteti me mazhorancën, ke pasur edhe të drejtën e vetos. Duket fare qartë që interesi i një pjese të rithemelimit nuk është për të ardhur në qeveri dhe për t’i shërbyer publikut që kërkon largimin e qeverisë aktuale, por kanë interesa të tjera për të ruajtur pushtetin e tyre dhe për t’i shërbyer Edi Ramës. Duke i krijuar komoditetin Edi Ramës që të mbajë listat e mbyllura, duke mos lejuar diasporën të votojë, i ke krijuar kushtet që ai të fitojë një mandat të katërt”, tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dakordësia PS-Rithemelimi, Alibeaj: ‘Revolucioni’ i Berishës paska qenë gënjeshtër
- Alibeaj: PS s’do që Shqipëria të jetë 1 zonë zgjedhore, merr 6-7 mandate në tavolinë
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi