“Rivali kryesor i Martinajt”, gazetarja: Ç’do zbulohet nëse ekstradohet Leonard Duka
Gazetarja Keti Banushi deklaroi se nëse Leonard Duka do të ekstradohej nga Belgjika në Shqipëri, mund të zbulohet diçka e re në lidhje me çështjen e Ervis Martinajt, pasi të dy ishin rivalë me njëri-tjetrin.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Banushi u shpreh se Leonard Duka kishte paguar dy persona në shumën 30 mijë euro, që t’i siguronin informacione për vendndodhjen e Ervis Martinajt.
“Për mua, nëse do të vijë në Shqipëri, gjithsesi do të sjellë diçka të re për çështjen e Ervis Martinajn. Besoj se këta kanë qenë armiq të përbetuar me njëri-tjetrin dhe i gjithë seriali i vrasjeve lidhet me Dukët dhe aq më shumë me personin që është kapur, Leonard Dukën. Gjykata e Tiranës ka dhënë 1 vit më parë një vendim për dy persona, një ish-punonjës i policisë së Durrësit dhe një person tjetër, të cilët merrnin informacione për Ervis Martinajn.
Në një rast ishin paguar 30 mijë euro nga Leonard Duka për të marrë informacione se ku ndodhej Ervis Martinaj dhe ata ia kishin dhënë. Dy herë, Leonard Duka ishte njoftuar për vendndodhjen e Ervis Martinajt, pasi ky personi tjetër kishte një agjensi turistike dhe shihte prenotimet që bëheshin në emër të tij. Një herë e kishte informuar që ndodhej në Kosovë dhe një herë në Turqi”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil