RMV, 20 mijë nxënës në klasë të parë, 650 fëmijë më pak se viti kaluar

1 Shtator 2023 | 16:22

Mbi 250 mijë nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, sot janë kthyer në shkollë. Në bankat shkollore për herë të parë u ulën edhe 20 mijë nxënës të klasës së parë.

“U gëzova shumë që u ktheva në shkollë. Tani dola edhe në klasën e gjashtë. Pushimet i kalova mirë. Po i shoh shokët, shoqet e mija…Gjatë pushimit kam shkuar nëpër gara, sport”, thotë Fati, një nxënës.

Edhe pse të gëzuar që rikthehen në mësime, kanë problemet e vjetra. Mungojnë librat për klasat e treta dhe të gjashta të cilat mësojnë sipas plan-programeve të reja ndaj duhen edhe libra të rinj.

Amar, një tjetër nxënës u shpreh se: “Nuk është shumë vështirë sepse na duhet një laps, një fletore. Do të marrim shënime, do të hulumtojmë nga interneti”.

Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit vlerëson se ky vit shkollor do të jetë ndër më të suksesshmit dhe thekson se kanë furnizuar shkollat me të gjitha mjetet dhe librat e nevojshme, ndërsa vetëm një pjesë e nxënësve do të marrin libra me vonesë.

“Këtë vit shkollor kemi procedurë edhe për materiale të shkurtuara ndihmëse digjitale të cilat krahas librave të shtypur, në afat më të shpejtë do t’i kenë të gjithë filloristët. Në arsimin e mesëm, në periudhën prej një viti, pra pas 20 vitesh, ka libra të shtypur në arsimin e mesëm. Për një vit miratuam mbi 150 tituj, ndërkaq edhe më tej do të vazhdojë miratimi dhe lëshimi në përdorim i librave”, tha Shaqiri.

250 mijë nxënësit e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të kenë dhe kohëzgjatjen e vitit shkollor më ndryshe.

Nga ky vit shkollor në Maqedoninë e Veriut si risi do të jetë edhe pushimi pranveror, përveç atij veror dhe dimëror. Kështu që fëmijët do të kenë mundësi të pushojnë rreth një javë në pranverë.

Gjatë katër viteve të fundit, numri i nxënësve të regjistruar ka pasur pak ndryshime. Këtë vit janë regjistruar 650 nxënës të klasës së parë më pak se vitin e kaluar, ndërsa nga viti 2021 në vitin 2022 ka pasur 292 nxënës më pak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026