Rrëfehet drejtoresha e COD: Hashim Thaçi ishte në humor, e takova dhe më tha…
Një ditë më parë, pikërisht në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Rexhep Selimi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), çeli në COD ekspozitën “Në emër të lirisë”.
Ekspozita ka 153 piktura të bëra gjatë qëndrimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale të Hagës.
Eridana Çano, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje tregoi në një intervistë për Euronews Albania se ka pasur vetëm një takim me Selimin, të cilin e falënderoi që i besoi kurimin e ekspozitës dhe që i lejoi vizitën.
“Pata mundësi në ato dhoma të takimi të takoja dhe pjesëtarët e tjerë, presidentin Thaçi, bacën Jakup dhe nuk arrita dot të takoja zotin Veseli. Ishin të gjithë në një humor shumë të mirë, shumë të gatshëm, shumë të përgatitur që do të fillojë në betejën që do të fillojë në prill dhe shumë optimist sepse e drejta është me ta dhe e drejta gjithsesi do të triumfojë një ditë,” – tha drejtoresha e COD.
Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishin familjaret e Rexhep Selimit, njërit prej katër ish-komandantëve të UÇK-së, që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht në qelitë e Hagës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë