Rrëfimi nga Ukraina: Kolegu im ka një vit që ka humbur, nuk dihet nëse është gjallë
Teksa sot shënohet 1 vit nga fillimi i luftës në Ukrainë, shumë ukrainas kanë humbur jetën dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ukrainasja Nadija Afanasieva deklaroi për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, se një koleg i saj është zhdukur prej një viti dhe ende nuk dihet nëse është gjallë.
Afanasieva tha se shumë miq të saj janë angazhuar në ushtri.
“Unë, nga familja ime e afërt askush nuk ka pësuar një vuajtje të tillë, por nga organizata ime, miqtë e mi, një koleg i imi është zhdukur dhe ka një vit që nuk dëgjojmë fare për të. Kjo është situata ime.
Sigurisht që kam edhe miq të tjerë që janë angazhuar në ushtri, por të gjithë e kuptojnë që kjo është përgjegjësia jonë primare, madje është përgjegjësia jonë që pas luftës që ta rigjenerojmë Ukrainën dhe shoqërinë tonë”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:47 BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
- 08:39 Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
- 08:30 Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas
- 08:30 Gjoba deri në 200 euro, Varenna rregulla të reja për turistët që lëvizin nëpër fshat pa bluzë ose me rroba banje
- 08:28 Darka në Samitin e NATO-s mes Von der Leyen dhe Erdogan shkon me tensione mes palëve
- 08:24 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit