“Rrethanat ma sjellin të godas fëmijën”/ Fuga analizon përgjigjet e qytetarëve
Profesori Artan Fuga komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me disa sjellje sociale mes të cilave dhuna fizike ndaj fëmijëve.
Sipas Fugës, mendimi i dhënë për një pyetje të tillë disi delikate është pak i përgjithshëm, pasi askush nuk do ta pranonte se mund të godasë bashkëshorten apo fëmijën dhe në opinionin e tij do t’i referohet të tjerëve.
“Dikush mund të thotë, shumë i justifikuar nuk është, por rrethanat ma sollën një herë që ta godas fëmijën. I pajustifikueshëm dhe i papranueshëm ka një nuancë dallimi, por unë e di pse e keni shtruar pyetjen në këtë mënyrë. Këto pyetje janë delikate dhe jam i bindur që anketuesit u kanë thënë do jetë anonime, nuk do dalë emri, por do mendoja që një hipokrizi e ka, por nuk ka mundësi të bëhet ndryshe. Duke krahasuar ato përgjigje me realitetin fizik që shoh me sy në shoqëri, ka një kontradiktë”, tha Fuga.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 17:56 Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 17:54 FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
- 17:43 Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 17:39 Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin
- 17:36 Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
- 17:21 Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës