Rrëzimi i mocionit për drogën, Bardhi: E bllokuat me urdhër politik

18 Prill 2024 | 10:39

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmënt Bardhi, është shprehur se rrëzimi në Konferencën e Kryetarëve i kërkesës së grupit të PD për mocion me debat për prodhimin dhe shitjen e drogës, është bërë me urdhër politik.

Komentet Bardhi i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se qeveria shqiptare jo vetëm që ka dështuar në parandalimin e fenomentit të drogës, por sipas tij, në disa raste është bërë edhe bashkëpunëtore e grupeve kriminale, ku citoi rastin e dosjes Xibraka dhe vëllait të kryeministri, Olsi Ramës.

Ai tha gjithashtu se vendi ynë renditet në krye të listës për prodhimin e lëndëve narkotike, por edhe një vend tranziti i rëndësishëm.

“Grupi i PD ka paraqitur kërkesë për mocion me debat sa i takon problematikës së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në vendin tonë. Kjo bazuar sigurisht në shqetësimin e përgjithshëm në klasifikimin e Shqipërisë si një vend prodhues në krye të listës dhe sigurisht një vend tranzit të transportit ndërkombëtar të narkotikëve.

Lufta e qeverisë në raport me këtë fenomen ka ceduar, duke favorizuar edhe grupe kriminale. Kemi sjellë si shembull atë lëshim që Policia dhe segmente brenda Prokurorisë dyshohet që i kanë bërë vëllait Olsi Rama për laboratorin e drogës në Xibrakë.

Ju keni vendosur që t’i hiqni çdo munësi për debat për këtë çështje. Morët urdhër politik që ta bllokonit. Keni dalë hapur si avokatë të Olsi Ramës. Nuk iu dëgjova që as ta keni futur në rend dite. Na jepni arsye, ju nuk mund të mbyllni Kuvendin, meqënëse nuk keni mbyllur dot procedimin penal për rastin Xibraka”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026