Rriten kërkesat për ndihmë jurdike falas, 362 raste në 2024-ën
Gjatë vitit të kaluar Qendra e Ndihmës Juridike në Gjirokastër asistoi 362 raste për ofrimin e ndihmës juridike falas. Përfitues janë individë që vijnë nga shtresat ekonomike në nevojë duke marrë mbështetje juridike pa pagesë për mosmarrëveshje familjare, pronësie apo çështje të tjera gjyqësore.
“Qendra e Ndihmës Juidike Parësore ofron shërbim ligjor për këdo që ka nevojë dhe është në pamundësi ekonomike apo është kategori e veçantë e ligjit që mund të jenë viktimë dhune, i mitur në konflikt me ligjin, person që përfiton pagesa për aftësinë e kufizuar, persona që janë në qendra rehabilitimi”,-tha Julia Veizi.
Tashmë si shkak i rritjes së tarifave dhe çmimeve për shërbimet ligjore është i lartë numri i qytetarëve të cilët aplikojnë për përfitimin e ndihmës juridike pa pagesë
“Ndihma juridike është e rëndësishme dhe ju vjen shumë në ndihmë qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për një avokat apo shpenzimet për një ekspert në gjykatë dhe ju ka ardhur shumë në ndihmë qytetarëve sidomos në Qarkun Gjirokastër duke përfshirë Tepelenën, Sarandën dhe më së shumti qytetarët në Gjirokastër e kanë përfituar këtë shërbim falas”,- tha Julia Veizi, specialiste e ndihmës juridike.
Kjo qendër gjithashtu ofron mbështetje ligjore për të gjitha palët që kërkojnë të zgjidhin konfliktet jashtë gjykatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH
“Hajdut, analfabet”, protestuesit ndjekin deputetin e PS kur del nga Parlamenti
Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e zv/kryeministres (VIDEO)
- 12:44 Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor
- 12:43 Kombëtarja U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, grupet kundërshtare që do luajnë
- 12:16 Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH
- 12:10 “Hajdut, analfabet”, protestuesit ndjekin deputetin e PS kur del nga Parlamenti
- 12:08 Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e zv/kryeministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë