Teksa raundi i parë i regjistrimeve në universitetin e Korçës është drejt përfundimit vihet re një numër më i lartë i aplikimeve për degët bachelor, kryesisht në degët prioritare të mbështetura edhe financiarisht ndërkohë që ulje ka në degët dy-vjeçare, ku disa prej tyre rrezikojnë dhe të pezullohen këtë vit akademik.
Këtë fakt e konfirmon edhe rektori I universitetit të Korcës.
“Risi është ka rënë numri i regjistrimeve në programet dy vjeçare por është rritur në programet bachelor kështu që kemi një numër më të madh sesa vitin që shkoi në programet bachelor. Sidomos në ato programet që janë shpallur prioritet nga qeveria. Vjet në këtë kohë në fakultetin e bujqësisë ishim shumë keq me regjistrimet ata kanë kaluar shifrën e 10 në dy programe, në një shkon 15-20 në programet e bujqësisë dhe programet infermierisë, financa, edukim sportet që i plotësojnë kuotat 100%,” – u shpreh Dhimitër Bello, rektor i Universitetit të Korçës.
Problematike paraqiten degët dy vjeçare, të cilat më një vendim të senatit akademik mund të shkojnë drejt pezullimit.
“Kemi një program për shembull që është mbështetje zyre dhe komunikim atje nuk është asnjë i regjistruar deri tani, ndërsa në të tjerat diku janë 5-6, do shohim por të gjitha këtë vit në fillim tetorit mblidhet senati akademik dhe vendos se cilat programe do të vazhdojnë dhe cilat studentë duhet të ndryshojnë regjistrimin. Nëse jo, vendos senati nëse do vazhdohet me këto programe apo do pezullohen për këtë vit që këta studentë të transferohen diku tjetër,” – tha Bello.
Por se cilat ishin arsyet e këtij ndryshimi, përgjigjet akademiku Gjergji Mero, njëherësh dekan i fakultetit të bujqësisë në Korçë.
“Ky vit është vit ndryshe nga viti i kaluar ku patëm prurje të ulët dhe them se dy janë arsyet që kemi prurje dhe jemi shumë më lart se sa këto dy vite. E para dhënia e një page minimale për gjithë studentët që vijnë në programet me prioritet kombëtar, ku bujqësia i ka gjithë degët prioritare dhe e dyta, ne duke parë prurjet e pakta të këtyre dy viteve të fundit kemi bërë një promocion shumë të mirë gjatë këtij viti, kjo duhet të vazhdojë, mendoj se ndikoi,” – deklaroi ai.
Në universitetin e Korçës për këtë vit akademik do të studiojnë më tepër se 3000 studentë në mbi 50 programe studimi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident në aksin Korçë-Pogradec, ndërron jetë 73 vjeçari
- Festivali i Komedisë në Korçë/Kokofest bën bashkë ikonat e teatrit e filmit shqiptar