Rriten vdekjet nga kanceri, INSTAT: Në 2023, 3,2% më shumë fatalitete se në 2022

20 Korrik 2024 | 14:42

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT nxjerrin në pah se përgjatë vitit 2023, 15,7 % e fataliteteve janë si pasojë e sëmundjeve kancerogjene, të cilat renditet të tretat ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë, por të vetmet që kanë shënuar rritje me 3,2% brenda një viti.

“Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut” ku përfshihen, problemet kardiake, infarktet e zemrës dhe trurit vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri dhe përbëjnë më shumë se gjysmën e fataliteteve.

Të dyta në renditen “simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” që përbëjnë  20,9 % të fataliteteve në një vit, dhe pleqëria zë vendin kryesor.

Sa i takon sëmundjeve tumorale, përafërsisht gjysma e humbjeve të jetës i përket grup-moshës 65-79 vjeç, ndërkohë që kryesojnë tumoret në aparatin tretës.

Në total në vitin që kemi lënë pas, ndërruan jetë  21.286 persona, 53,8 % meshkuj dhe 46,2 % janë femra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026