Rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës, përmirësohet situata hidrike
Reshjet e stinës kanë rritur nivelin e ujit në Hidrocentralin e Fierzës në 270 metra. Në këtë situatë, garantohet më shumë prodhim energjie dhe ulet varësia nga importi.
Moti nuk ishte shumë i favorshëm për prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2024, deri në stinën e vjeshtës. Mungesa e reshjeve i uli kuotat në hidrocentralin e Fierzës dhe furnizimi me energji u bë i kombinuar nga importi dhe prodhimi vendas.
Por në muajin dhjetor, reshjet e shiut dhe dëborës ndikuan pozitivisht në Drin, duke ngritur nivelin e liqenit në Fierzë mbi 270 m mbi nivelin e detit dhe duke shtuar prurjet e ujit në 200 m³ në sekondë.
Ndërkohë, parashikohet që nga klima e janarit, niveli i ujit të ngrihet afër pikës maksimale 296 m.
Për menaxhimin e situatës, sot hidrocentrali i Fierzës po prodhon energji elektrike me kapacitet të reduktuar, me një nga katër turbinat, me qëllim ruajtjen e rezervës hidrike.
Të dhënat nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se në periudhën janar–tetor 2024 u prodhua rreth 6,4 teravat energji, ose 0,7 teravat më pak se 10-mujori i vitit 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona