Rudina Hajdari: Basha-Berisha të ikin që të dy, PD i ka njerëzit e saj

30 Qershor 2023 | 22:18

Ish-deputetja e PD Rudina Hajdari tha në një intervistë për Euronews Albania se është momenti që edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha të bëjnë një hap prapa dhe t’ia lënë PD njerëzve të vet.

Sipas saj, PD është në një nga momentet kritike por ka staturat e duhura për të ecur përpara.

“U bëra pjesë e grupit të Berishës duke zgjedhur shumicën e demokratëve, jo vulën e partisë. Partia Demokratike ka pasur uljet dhe ngritjet, ky është një nga momentet kritike, por jo më kritiket. Nëse PD ishte një frymë, energji, vlera që i bashkonte bashkë demokratët, sot po e trajtojnë si biznes provat, që po ndodh edhe në botë. Sot PD i ka njerëzit, staturat e duhura për të ecur përpara. Të bëjë pas edhe Basha, edhe Berisha, se zgjedhjet e 14 majit dhanë mesazhin e duhur për PD që i duhet energji e re, dhe që të ndodhë kjo duhet që liderët e vjetër të tërhiqen”, tha Hajdari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026