“Rugova lider i pazakontë”, Rama në 25 vjetorin e çlirimit në Kosovë: Ati i lirisë

10 Qershor 2024 | 12:59

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Prishtinë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Në Konferencë Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s “Rugova dhe Perëndimi”, Rama tha se Ibrahim Rugova është ati themelues i Kosovës së lirë.

Ai tha se Rugova ishte një njeri i vetëm i cili mes zallamahisë që e rrethonte i tha Kosovës një forcë të panjohur më parë, “atë të ujit që gërryen gurin pa ngut”.

“Rogova ati themelues i Kosovës së lirë ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë. Një politikan i rrahur me vaj e uthull një figurë që edhe sot është e vështirë ta përmbledhur si një të tërë pa i hyre në hak pjesëve.

Mbetet më atipiku i politikanëve shqiptar. I pashpjegueshëm dot deri në fund për mënyrën se si i imponuar njerëzve si lumi që rrjedh duke krijuar shtatin. Rugova kryetar pa pallat e pa komb e çoi vendin drejt të ardhmes. Ai u vetëshpall president i Kosovës për herë të parë, pati guximin e gjeniut për fatin se nuk rrezikoi jetën, por personalitetin. Ishte një akt donkishotest për shumë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026