Rusia po përdor energjinë si ‘armë’, pretendon zyrtari
Zv. kancelari gjerman Robert Habeck akuzoi Rusinë të enjten se po përdor energjinë “si armë”.
Kjo deklaratë erdhi pasi qeveria ruse njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj kompanive të huaja si ndëshkim për sanksionet e perëndimit.
“Duhet thënë se situata po vjen në një mënyrë të tillë që përdorimi i energjisë si armë tani po realizohet në disa fusha,” u tha Habeck gazetarëve në një konferencë shtypi në Berlin. Kjo nuk është hera e parë që Habeck thotë se Rusia po përdor energjinë si “armë”.
Gjermania ka qenë nën presion nga Ukraina dhe vende të tjera në Evropë për të bërë përparim në heqjen e furnizimeve ruse me energji që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
Të enjten, Habeck tha se Gjermania po fokusohej në ndërtimin e rezervave të gazit për t’u përgatitur për dimër.
“Objektet e depozitimit të gazit duhet të jenë plot deri në dimër ose përndryshe do të jemi në një situatë ku mund të shantazhohemi lehtësisht,” tha Habeck.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë