Rusia pretendon se do të lejojë evakuimin e civilëve
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se do të garantojë armëpushim në orën 10 të mëngjesit për të lejuar civilët të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetet e Kievit, Kharkiv, Sumy dhe Mariupolit, pavarësisht shkeljes së vazhdueshme të marrëveshjeve të mëparshme.
Në një njoftim për media të hënën, Ministria tha se vendimi vjen “me kërkesën personale” të presidentit francez Emmanuel Macron dhe se detajet përkatëse u janë komunikuar organeve ndërkombëtare, përfshirë Kombeve të Bashkuara.
Civilë të vrarë gjatë evakuimit: Të dielën, një sulm ushtarak rus goditi një pikë kalimi evakuimi në periferi të Kievit, duke vrarë një familje me dy fëmijë dhe disa civilë të tjerë që po largoheshin nga shtëpitë e tyre, sipas krye bashkiakut të qytetit.
Dy predha goditën pikën e kontrollit në periferi të qytetit Irpin, në veriperëndim të Kievit, thanë autoritetet ukrainase. Mediat ndërkombëtare që filmuan në pikën e kontrollit raportuan se një predhë ra teksa po kalonte një lumë civilësh.
Një tjetër përpjekje për armëpushim: Përpjekja e parë për armëpushim dhe hapjen e rrugëve të evakuimit në Mariupol dhe Volnovakha dështoi të shtunën, me autoritetet ukrainase që pezulluan evakuimet duke përmendur shkeljet e përsëritura ruse të armëpushimit.
Rusia pretendoi se forcat e saj kishin rifilluar ofensivën e tyre në Mariupol dhe Volnovakha për shkak të “mosvullnetit të palës ukrainase”.
Një tentativë e dytë u prish brenda disa orësh të dielën pasi autoritetet ukrainase që thanë se forcat ruse po rigruponin forcat e tyre dhe po rifillonin granatimet e rënda të Mariupolit.
E hëna shënon tentativën e tretë për evakuim.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid