Sa lekë merr shteti në ditë nga prodhuesit e naftës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u shqyrtua procesi I nxjerjes së naftës në vend dhe përfitimet që shkojnë nga kjo industry në arkën e shtetit.

Në përmbajtje marrëveshjet hidrokarbure nuk kanë burokraci për kompanitë, të cilat në fazë kërkimi janë të përjashtuara nga detyrimet doganore dhe TVSH-ja për mallrat dhe shërbimet. Ndërkohë, në fazë komerciale privatët duhet të paguajnë 50% tatim-fitimin në shtet dhe 10% rentën minerare konstate për shitjen e naftës së papërunuar. Këtu nisin të numërohen edhe paratë që shkojnë në arkën e shtetit. Me këtë sistem, buxheti ka përfituar nga kompania Bankers 18 vitet e fundit, rreth 900 mln dollarë, nga të cilat 48 mln vetëm vitin e kaluar. Pra, nga menaxhimi i naftës sot shteti merr vetëm nga Patos Marinza 130 mijë dollarë në ditë, duke shtuar këtu edhe detyrimet e kompanive të tjera, përfitimet shkojnë deri në 145 mijë dollarë. Por, Shpiragu mund të ndryshojë historinë.

“Nëse nafta dhe gazi të zbuluar në Shpirag janë komerciale atëherë do flasim për një tjetër Shqipëri dhe një fuqi ekonomike në rajon. Kompania Shell po bën të gjithë testet. Sasia e naftës dhe gazi është gjetur. CIlësia e naftës është më larta botërisht. Problemi është te komercializimi i saj”, deklaroi Rama në shtator të vitit 2022.

- Advertisement -

Që blloku i Shpiragut mbart naftë të pastër, kjo është provuar tashmë në 2 nga puset e hapur në 20 vitet e fundit, në thellësitë 5000 dhe 5550 metra, ku lënda e zbuluar është e lehtë, dhe automatikisht mban çmim më të lartë në tregun ndërkombëtar. Gjetjet e deritanishme kanë karakter shkencor, por nëse parashikimi optimist realizohet, dhe gjetjet marrin karakter ekonomik, prodhimi ditor mund të arrijë në 100 mijë fuci, e që në vlerë monetare përkthehet në 8 mln dollarë në ditë me cmimet e sotme.

“Fatmirësisht kemi kompani me emër në botë që kryejnë shpimet dhe studimet dhe kanë aftësi nga pikëpamja ekonomike dhe shkencore për të zhvilluar zbulime të tilla dhe deri më sot këto kompani mund të japin vlerësimet e sakta”, deklaron gjeologu Luan Nikolla.

LEXO GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Ministri serb i Mbrojtes falënderon ambasadorin rus: Ju ruani territorin tonë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç u takua me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Harchenko. Vuçeviç ka falënderuar gjatë takimit...

Përplasjet e “çunave të Londrës”, organizatori: Telefonata që alarmoi policinë

Enkeleid Omi, organizator i tubimit në Londër ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur për ngjarjen që pasoi festën...

Moska akuzon Perëndimin: Po kërcënon ekzistencën e OSBE-së

Rusia tha më 29 nëntor se shtetet perëndimore kanë tentuar që t’ua ndalojnë pjesëmarrjen zyrtarëve rusë në takimin e Këshillit Ministror të Organizatës për...

TË FUNDIT

“S’kuptoni nga politika e jashtme”, Vuçiç sulmon opozitën: Hoqa 28 njohje të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbrojtur politikën e jashtme të qeverisë së tij lidhur me Kosovën përballë kritikave të opozitës. Në një intervistë për...

NASA publikon pamjet spektakolare nga Marsi, si duket Planeti i Kuq

NASA ka shpërndarë pamje të jashtëzakonshme të kapura nga sonda Mars Odyssey e cila ka monitoruar Planetin e Kuq për 22 vjet. Sonda e NASA-s...

Sondazh

A e mbështesni marëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e emigrantëve?
×