Safet Plangaj, kampioni me aftësi ndryshe këtë vit tenton rekordin “Guinness”

20 Janar 2020 | 18:03

Pak kush e di se në fshatin Postribë, një zonë vetëm 15 km nga qyteti i Shkodrës, ndodhet një kampion me aftësi ndryshe. Safet Plangaj numëron 9 tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë në disiplinën e bodybuliding.

“Ka rreth 5 vite që merrem me këtë sport. E kam nisur gradualisht duke u stërvitur çdo ditë. Kam arritur disa herë kampion Shqipërie dhe disa herë kampion i Kosovës. Kam arritur të dal edhe kampion mbarëkombëtar. Në 2019 mora pjesë në kampionatin botëror ku përfaqësova Shqipërinë dhe mora vendin e katërt”, tha Plangaj.

Në moshë shumë të re, një sëmundje e privoi Safetin nga të ecurit, por në asnjë moment nuk e nënshtroi atë në rrugën e suksesit.

“Ne nuk kemi nevojën për mëshirën e askujt. Na mjafton mëshira e Zotit. Çdo njeri që e shikon këtë i them se kur ta shohë një njeri me aftësi ndryshe, mos ta shikojë me sy tjetër sepse edhe ai është si ju”, thekson i riu.

Një pasion i fshehtë i Safetit është basketbolli që sipas tij i jep shumë energji pozitive.

“Basketbolli është pasioni im i fshehtë, i cili sa herë më jepet mundësia të luaj, të jep shumë energji pozitive. Në karrige me rrota çdo gjë është e veshtirë në fillim por kur mësohesh çdo gjë fillon të lehtësohet”, u shpreh kampioni.

Përtej mesazhit që kjo shtresë të mos diskriminohet, Safeti tregon dhe ëndrrat e tij për të ardhmen, që janë krijimi i ekipit të basketbollit.

“Kam qejf që të bëj një ekip me persona me aftësi ndryshe që të kenë edhe ata mundësi të lozin dhe të shprehin talentin e tyre. Në çdo vend të Europës kjo kategori ekziston dhe mbështetet shumë ndërsa në Shqipëri e diskriminojnë”, rrëfen Plangaj.

Një ndër objektivat e kampionit është edhe marrja pjesë në rekordin Guiness.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026