Salianji, kryetar grupi? Kadilli i indinjuar: U përplasën me hu, sot janë bashkë
Ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe rreth mundësisë Ervin Salianji ka për t’u zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kadilli u shpreh i indinjuar, për faktin sesi Salianji mund të marrë firmat nga deputetët për atë post, kur më 8 janar të vitit 2022, u përplasën me hu.
“Ajo që më shqetëson më tepër në situatën e sotme të PD-së, veçanërisht Grupit Parlamentar, është mungesa e pozicionimit moral. Unë nuk e di se çfarë po ndodh, pse zoti Salianji ndërron kamp, pse në datën 8 janar del me hu në dorë dhe përplaset me një pjesë tjetër të PD-së dhe në 8 janar pas një viti, mbledh firmat e atyre që i sulmonte me hu në dorë.
Pse ndenji në njëri nëkrah dhe pse kalon në krahun tjetër. Unë këtë nuk arrij ta kuptoj. E vetmja që të mban në kohë të vështira, është te bazohesh te parimet dhe vlerat personale. Nuk e kuptoj pse duhet të ketë kapërcime të kësaj natyre. Nuk ka reflektim kur asnjëra palë, nuk sqaron moralin politik. Përse dikur përplaseshin dhe sot janë bashkë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Berisha: Vit vendimtar për demokracinë, grupi parlamentar i përkushtuar
- Deputeti i PD në Vlorë lë mandatin
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara