Samiti i NATO-s, Rama: Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe

29 Qershor 2022 | 18:55

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në Samitin e NATO-s, mbajtur në Madrid, që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, vendet që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj të njehsuar me Bashkimin Evropian, në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

“SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, shkruan Rama në Twitter.

Ndërsa, për takimin me presidentin amerikan Joe Biden, Rama nënvizoi se dëgjoi prej tij fjalët më të mira për Shqipërinë.

“Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, u shpreh Rama.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026