Sarandë, bie në gropën e ashensorit, plagoset rëndë oficeri i policisë (EMRI)
27 Prill 2024 |
13:31
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm nëlagjen nr.4 të Sarandës. Oficeri i policisë së Komisariatit të Sarandës, Klement Bello, 63 vjeç, është aksidentuar rëndë pasi ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku banonte.
Mesa duket ka qenë një defekt në ashensor, që ka mundësuar hapjen e portës por pa qenë ashensori në vend. Pa e pasur mendjen, sapo është hapur porta, 63-vjeçari ka tentuar të futet brenda dhe për rrjedhojë ka rënë në gropë në një lartësi rreth 6 metra.
Është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë.
Sipas bluzave të bardha për shkak të frakturës në kokë dhe dëmtimit në mushkri ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Meta: Nepotizmi shkaku që dëmtoi pluralizmin, ndihmoi mafien që të kap pushtetet
- Gaza/ Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë e 77 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës
Lajme të Sugjeruara
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë