Scholz viziton sot Prishtinën, gjatë pasdites udhëton drejt Beogradit
Kancelari gjerman Olaf Scholz nis turin 2 ditor ballkanik dhe ndalesa e pare e tij është Kosova.
Scholz do takohet vetëm me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, rreth orës 11:30, Kurti dhe Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Pak ditë më parë kryeministri i Kosovës, e quajti lajm të mirë vizitën e Scholz, duke theksuar se kancelari do të vijë me “një lloj rifreskimi të Procesit të Berlinit”.
Olaf Scholz do të vizitojë edhe trupat gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR–it.
Gjatë pasdites, zyrtari i lartë do t’i drejtohet Beogradit, ku pritet të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç. Pas Kosovës dhe Serbisë, Scholz ndalet edhe ne Shkup dhe Sofje.
Më pas ai do të udhëtojë drejt Selanikut me ftesë të kryeministrit grek Mitsotakis, ku do të bashkohet me përfaqësues të vendeve të nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet