“S’dimë kush do zgjidhet president i SHBA”- Veliu: Kosova si pikë e zezë në Europë
Analisti Lulzim Veliu është shprehur se marrëveshja mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti, duhet të përmbyllet sa më parë me nënshkrim dhe nisjen e zbatimit të saj.
Komentet Veliu i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ky vit është një vit i vështirë për Kosovën, pasi fokusi do të jetë te zgjedhjet në SHBA dhe në BE.
Ai tha se Kosova nuk di se kush do të jetë presidenti i Shteteve të Bashkuara pas zgjedhjeve të shtatorit, gjë që sipas tij, pritet të ndikojë edhe te Prishtina zyrtare.
Veliu shtoi se Kosova ka ngelur si një pikë e zezë përsa i përket integrimeve euro-atlantike.
“Duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe duhet në çdo mënyrë të çojë procesin përpara. Marrëveshja mes Vuçiç dhe Kurtit duhet të përmbyllet me nënshkrim dhe me fillimin e zbatimit. Unë uroj që sa më parë që është e mundur, qeveria e Kosovës do fillojë me zbatimin e përkufizimeve të marrëveshjes.
Pasi jemi në një vit zgjedhor, ku kemi zgjedhje në SHBA, në BE, në shumë vende të rëndësishme dhe i gjithë ky proces mund të shtyhet tej mase. Ne nuk dimë se kush do jetë në krye të SHBA pas zgjedhjeve të shtatorit. Është një rast që nuk duhet të na ikë nga dora, sepse një marrëveshje, edhe pse nuk është më e mira, i hap rrugën… Me gjithë këto mosmarrëveshje, po i shkaktojmë dëme ekonomike jo vetëm vendit tonë, por edhe rajonit.
Kosova ka ngelur si një pikë e zezë, e fundit në Europë, përsa i përket integrimeve euroatlantike. Kjo sjell gjëra shumë negative për vendin. Prandaj ne duhet të shohim nëse do të arrihet një marrëveshje që do të normalizojë marrëdhëniet mes vendeve”, tha Veliu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë