“S’do na vijnë nga SHBA”, Lapaj: Ja zgjidhja për të ndryshuar sistemin
Juristi Adriatik Lapaj thotë se problemi më i madh sot në Shqipëri është sistemi politik, që duhet ndryshuar.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Lapaj u shpreh se mënyra e vetme për të ndryshuar sistemin është hapja e garës, që do t’i jepte mundësinë çdo të riu që do të kontribuojë të bëhet pjesë e politikës.
“Kjo ndalet vetëm duke hapur garën, që do ta bëjmë ne, s’do na vijnë nga Marsi apo nga SHBA. Vetëm gara e ndan këtë punë. Mos të të përjashtojnë akoma pa u futur në garë. Kjo bëhet duke hapur ligjin elektoral. Nëse thyejmë kalcifikimin e strukturave kryesore politike kjo bëhet edhe me sistemet e tjera në vend që janë marrë peng nga politika… Unë fjalën kam, s’jam kryeministër, më bëni kryeministër dhe ua zgjidh unë. Të hapet gara, nuk mund t’i besojmë individit. Edhe këta në politikë një pjesë me ideale kanë hyrë po u bënë mamuthë korrupsioni. Sistemi këtu gjeneron këtë lloj mendësie dhe bëhesh pjesë e kënetës”, tha Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 08:28 Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë
- 07:51 Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 07:44 Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
- 07:38 Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet një gol në fund
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse