“S’e kam mjet punë”, Ben: Paratë e pokerit nuk i përziej me buxhetin e shtëpisë
Prej 18 vitesh lojtar i rregullt i pokerit në tavolina të ndryshme të Evropës, Ben tregoi në emision Real People në Euronews Albania se ka luajtur në tavolina ku janë hedhur deri në 5-6 mln lekë.
Ai u shpreh se në 2 vitet e para kur ka nisur të luajë poker ka humbur rreth 10 mijë dollarë, por ka pasur edhe ditë kur ka fituar mbi 3 mijë dollarë.
Ben thekson se pokerin nuk e ka mjet punë dhe nuk ka synim të fitojë me të, ndërsa këshillon që paratë e pokerit të mos ngatërrohen kurrë me para e buxhetit të shtëpisë.
“Për 2 vjet në fillim kam humbur 10 mijë dollarë, ka pasur që kam fituar në ditë 3500 dollarë. Strategjia, pika e parë; do futësh 30 euro, duhet të vësh shpirtin në paqe që ato që nxore i ke të humbura, që të mos rëndohesh nga ana shpirtërore. Ideja është që buxhetin e pokerit të mos e përziesh me buxhetin e shtëpisë”, tha Ben.
LEXONI GJITHASHTU:
Manushaqja, poetja e lirë në “Real People”: Familjarët nuk mi kanë lexuar librat
Historia e zysh Nerminit, mësuesja ikonë e baletit shqiptar tregon pengun e saj
Angjelo rrëfehet në “Real People” për jetën në Greqi:Na diskriminonin ne shqiptarëve
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar