Seanca maratonë e Kuvendit/ Rama prezanton programin, zbulohet rendi i ditës
Këtë të enjte në orën 10:00 në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohet një seancë plenare maratonë, ku do të prezantohet qeveria e re dhe programi qeverisës për mandatin e saj të katërt. Mbledhja është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili ka firmosur urdhrin numër 6, datë 16 shtator 2025, për zhvillimin e kësaj seance më 18 shtator.
Në rendin e ditës parashikohet shqyrtimi dhe votimi i projektvendimit “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”, i cili do të miratohet me shumicë të thjeshtë votash, në bazë të nenit 97 të Kushtetutës dhe neneve 55 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit.
Seanca pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës së premte, pasi çdo deputet ka në dispozicion 10 minuta për të folur. Ndërkohë, një përfaqësues nga çdo grup parlamentar do të ketë të drejtën të flasë për të njëjtën kohë me kryeministrin Edi Rama. Debatet pritet të jenë të zgjatura dhe të fokusuara në drejtimet kryesore të programit qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të ri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mazhoranca voton ndryshimin e rregullores së Kuvendit, opozita largohet nga salla
- Rinis seanca në Kuvend, Berisha: Ndryshimet në rregullore anti-kushtetues
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do të ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026
- 08:10 Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane