“Secili të japë gjak e para”, Rroca tregon si e mori vesh lajmin e tërmetit
Eduart Rroca, futbollist në Stamboll tha se lajmin për tërmetin që tronditi mëngjesin e ditës së sotme Turqinë e mori nga Shqipëria, pasi të afërmit e kishin marrë në telefon.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ai tha se Stambolli vendi në të cilin jeton është i qetë, ndërsa shtoi se çdo qytetari i është bërë thirrje për ndihmë.
Më tej Rroca nënvizoi se kudo në Turqi janë hapur pika ndihme.
“Jam zgjuar në mëngjes dhe lajmin e mora nga Shqipëria sepse më morën në telefon nga Shqipëria. Nuk ishim zgjuar akoma nga gjumi. Situata në Stamboll është e qetë dhe kushtet klimatike nuk janë të përshtatshme dhe thuajse çdo gjë është e mbyllur sepse kushtet janë shumë të vështira.
Ekipi jonë këtë javë është pushim, nuk kemi ndeshje. Nuk kemi pasur ende ndonjë njoftim nëse do të ketë shtyrje të ndeshjes. Situata në juglindje është shumë e vështirë dhe shpresoj se do të bëhet më e mira dhe të kalojë sa më shpejt. Turqia ka bërë gradën e katërt të emergjencës civile dhe i ka kërkuar ndihmë të gjithë shteteve ndërkombëtare për ndihmë. Janë bërë thirrje që secili të japë ndihmë në para, në gjak, janë hapur pika ndihme kudo”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve