Sekretari i Përgjithshëm i PS për Euronews Albania: Nuk lejojmë të pezullohet një ministër
Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka folur këtë të hënë për Euronews Albania lidhur me vendimin e Kushtetueses lidhur me pezullimin e Belinda Ballukut. Klosi ka thënë se pas vendimit të Kryeministrit pas mbledhjes së grupit të PS-së, sipas tij forca e tyre politike do të ruajë parimin e mbështetjes për drejtësinë, por nuk do të jetë dakord për ndërhyrjen në pushtetin e zgjedhur nga populli për pezullimin e një ministri si një funksion i padelegueshëm.
“Për hir të kronikës nuk ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por sa i përket raportit me PS-në, ne disa parimeve i qëndrojmë shumë fortë. E para, mbështetja për drejtësinë e re dhe organet e drejtësisë së re dhe atë çfarë drejtësia e re merr vendim. Diskutimi më i madh është për procedurat, e cila është diçka tjetër. Sa i përket vendimit të Kushtetueses, ne vazhdojmë t’i qëndrojmë fort parimit mbi të cilin pati dhe reagimin Kryeministri, raportin midis institucioneve që është drejtësia në një krah dhe ekzekutivit, për postet që janë të delegueshme. A mund të pezullohen apo jo. Vetë Parlamenti apo Kryeministri nuk u sqarua ky vendim. Ky është vendim i qartë për ne, ku ne asnjëherë nuk do ta pranojmë që një organ që s’është i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër, një funksion të padelegueshëm.”-tha Klosi.
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit dhe ulen para Parlamentit
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit