Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë në Himarë, procedohen dy administratorët

24 Korrik 2022 | 11:33

Administratorët e dy subjekteve janë proceduar penalisht, pasi kishin vendosur 120 çadra dhe shezlongë pa leje përkatëse në plazhin e “Porto Palermo”, në Himarë.

Subjektet të cilët zunë hapësirën publike në plazh, ishin të paregjistruar në organet tatimore, ndaj policia ka sekuestruar çadrat dhe shezlongët.

Shtetasit I. S., 32 vjeç dhe A. L., 47 vjeç do të procedohen për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026