Sekuestrohen mbi 24 mijë euro dhe shuma të tjera te “Dollari”, procedohen dy persona

5 Maj 2026 | 11:02

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy persona, të cilët dyshohet se ushtronin aktivitet të palicencuar të këmbimit valutor në rrugë, në zonën e njohur si “Dollari”.

Gjatë aksionit efektivët e policisë kanë konstatuar dy raste të këmbimit valutor të palicencuar, me burime të dyshimta parash ndërsa në momentin e ndërhyrjes, dy shtetasit mbanin me vete shuma të konsiderueshme parash, konkretisht 24 120 euro, 13 200 dollarë kanadezë dhe 470 000 lekë, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Për rastin janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasit S. E. dhe K. F., për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Aksioni u krye nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në kuadër të planit të posaçëm të masave për goditjen e aktiviteteve të paligjshme ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026