Serbi| Shaip Kamberi takohet me Vuçiç: Shqiptarët kërkojnë respektimin e të drejtave
Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me presidentin Aleksandër Vuçiç, në kuadër të organizimit të qeverisë së re serbe.
Kamberi ka deklaruar se pas 7 takimeve të zhvilluara në kohë të ndryshme me presidentin serb, problematikat të cilat diskutohen janë të njëjta dhe zgjidhja për to vazhdon të mos jepet.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kamberi sqaron se i ka bërë të qartë Vuçiçit që shqiptarët në Serbi nuk kanë qëllim kryesor arritjen e posteve qeveritare, por respektimin e të drejtave të tyre dhe ndaljen e diskriminimit etnik.
Reagimi i Kamberit:
Në takimin e thirrur nga presidenti Vuçiç, unë rikonfirmova qëndrimin tonë: “Ne nuk po kërkojmë poste qeveritare në nivel shtetëror. Fokusi ynë i vetëm është avancimi i të drejtave të shqiptarëve! “Diskriminimi duhet të ndalet, diplomat duhet të njihen. Duhet të fillojë trajtimi i barabartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri