“Serbia do të rrisë pazarin që të njohë Kosovën”, analistët flasin për asocacionin
Sot pritet të mbahet njëtakim, në ambasadën amerikane në Prishtinë, mes përfaqësuesve të institucioneve të qeverisë dhe të opozitës për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Të zgjedhurit e partive opozitare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim. Atyre do iu bashkëngjiten edhe përfaqësues nga Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi. Në takim marrin pjesë edhe nga shoqëria civile.
Në lidhje me këtë, analisti Gazmir Raci, në një intervistë për Euronews Albania theksoi se nuk mendon se ka forcë politike që do të pranojë diçka që mund të cenojë Kushtetutën e Kosovës.
“Pres që të kemi një kërkesë në Parlamentin e Kosovës për të diskutuar për atë idenë që do të duhej të mbahet një seancë me dyer të mbyllura dhe pres që i gjithë spektri politik të mbajë një qëndrim se a janë pro asociacionit dhe e dyta për çfarë asociacioni po flasim. Unë mendoj se nuk forcë politike në Kosovës që të pranojë diçka që mund të cënojë rëndë Kushtetutën e Kosovës”- theksoi ai.
Nga ana tjetër, Nexhmedin Spahiu tha se Serbia do të rrisë ‘pazarin’ në momentin që vendos të njohë pavarësinë e Kosovës. Ndër të tjera ai shtoi se nëse Serbia s’e njeh Kosovën, nuk ka nevojë për bisedime.
“Që asociacioni të mos jetë në kundërshtim me Kushtetutën dhe që mund të shkatërrojë shtetin e Kosovës, kjo nuk përjashtohet. Kushtetuta nuk e mbron shtetin, e mbrojnë njerëzit. Në momentin që Serbia të njohë Kosovën, ajo mund të rrisë pazarin. Nëse nuk kemi shpresën se Serbia nuk do e njohë Kosovën, ne nuk kemi pse bisedojmë me Serbinë. Ne i kemi realizuar të gjitha ato që janë kërkuar.
Serbisë nuk i intereson Kushtetuta e Kosovës, ashtu siç ne nuk na intereson Kushtetuta e Serbisë. Marrëveshjet që janë nënshkruar, janë mbi Kushtetutën”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bordi i Transparencës në Kushtetuese, Logu: Ka dështuar, çmimet janë rritur
- Kamzë dhe Astir, policia në aksion për çmontimin e kamerave të grupeve kriminale
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona