“Serbia po bëhet gati për ndërhyrje në Kosovë”, eksperti zbulon datat dhe skenarin

20 Mars 2024 | 13:22

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth asaj që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se ka mundësi që Serbia të sulmojë Rusinë. Sipas tij madje janë disa data në tavolinën e Vuçiçit, i cili është treguar kohët e fundit shumë i ashpër në lidhje me qëndrimet e tyre pro Kosovës.

“Ku do të qendrojë dhe si do të ndodh dhe kur mund të ndodh, këto janë disa çështje variable. Mund të presim veprime të caktuara para mbajtjes së zgjedhjeve në parlamentin europian të bashkimit europian apo gjatë pjesës zgjedhore.

Ndoshta do të kemi më 24 shtator në 1-vjetorin e Banjskës një aktivitet të caktuar të cilin e ka proklamuar Vuçiç, ose do të lidhet me dy data të tjera të rëndësishme siç është data e fillimit të zgjedhjeve në SHBA apo në ditën e zgjedhjeve që planifikohen në fillim të 2025.

Janë shumë data në tavolinë. Çfarë mund të përcaktohet është se lufta Ukrainë- rusi, po i jep atribut dhe impakt të caktuara edhe në Beograd. Ukraina është duke humbur në territorin e vetë. Rusia është duke avancuar. Nga këto zhvillime Vuçiç ka marrë në konsideratë të kthehet në dialogun për të krijuar botën serbe të cilin e dëshiron prej kohësh edhe kisha ortodokse serbe”,-tha eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026