“S’është fëmija im”- Lot e ulërima në varrimin e viktimës së aksidentit në Greqi
Është shoqëruar për në banesën e fundit viktima e parë nga aksidentit fatal të dy trenave në Greqi.
Ajo është 34-vjeçarja Athena Katsara, nëna e një fëmije të vogël, e cila ndodhej së bashku me bashkëshortin në tren. Ajo u identifikua mbrëmjen e djeshme dhe u përcoll sot për në banesën e fundit në vendlindje në prani të të afërmve dhe miqve të shkatërruar.
Trupi i saj mbërriti herët pasdite në Kishën e Shenjtë të Agia Anna-s në një arkivol të bardhë të mbyllur.
Mediat greke kanë publikuar dhe “lamtumirën” e fundit të 34-vjeçares, ku nëna e pikëlluar dëgjohet duke bërtitur dhe duke tentuar të parë të cijën në arkivolin e mbyllur.
“Nuk mund të jetë fëmija im, është e padrejtë”, dëgjohet të thotë nëna e pikëlluar.
Aksidenti hekurudhor ndodhi në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash.
Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.
Nga informacionet e dhëna nga autoritetet greke, numri i viktimave është të paktën, 57, por mund të rritet ende për shkak të personave të zhdukur të cilët nuk janë gjetur ende.
Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta