Sfidat e Europa League, Man United dhe Tottenham synojnë finalen

1 Maj 2025 | 13:09

Mbrëmjen e së enjtes zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të UEFA Europa League, ku katër skuadra përballen për një vend në finalen e madhe. Në këtë fazë janë përfshirë dy ekipe angleze, një spanjolle dhe surpriza norvegjeze e këtij edicioni, Bodo/Glimt.

Manchester United, i cili po kalon një sezon të vështirë në kampionat, sheh te Europa League mundësinë e fundit për të shpëtuar sezonin. Djajtë e Kuq do të përballen në transfertë me Athletic Bilbaon, në një përballje që pritet të jetë e luftuar dhe me intensitet të lartë.

Skuadra tjetër angleze, Tottenham Hotspur, do të presë në shtëpi ekipin norvegjez Bodo/Glimt, të cilët kanë befasuar të gjithë me paraqitjet e tyre në këtë edicion. Trajneri i Spurs-ave kërkon të mbyllë llogaritë që në takimin e parë, duke shfrytëzuar avantazhin e fushës dhe përvojën më të madhe në garat ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, zhvillohen edhe sfidat gjysmëfinale të UEFA Conference League, me duele që gjithashtu premtojnë spektakël dhe emocione.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026