“S’fshiheni dot përjetësisht”, Tabaku: Tregojuni shqiptarëve të vërtetën për Ramën

2 Shkurt 2023 | 10:40

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi kryetaren e Kuvendit se ka shkelur rregulloren teksa në mënyrë antikushtetuese i hoqi fjalën gjysmës së deputetëve të opozitës duke e kthyer kuvendin në një zyrë të qeverisë.

Ajo kërkoi që në seancë të ketë mocion me debat pa limit vetëm për çështjen e skandalit me ish-zyrtarin e FBI dhe të bëhet transparencë për t’iu treguar qytetarëve të vërtetën lidhur me përfshirjen e tij në këtë çështje.

“Sot qytetarët shqiptarë kanë nevojë për transparencë, edhe vetë qeverisë i intereson të ketë transparencë, ofrojuni shqiptarët të dinë se cila është e vërteta, nuk mund të fshiheni përjetësisht. Unë vij në Parlament të flas në emër të atyre që më kanë zgjedhur, nuk keni të drejtë të më hiqni fjalën”, tha Tabaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026