SHBA dhe BE duan një Ballkan pa dioksid karboni
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë nënvizuar rëndësinë e kalimit drejt energjisë së pastër apo uljes së emetimeve të karbonit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në takimin e Këshillit për Energji SHBA-BE u tha se është e rëndësishme që të ketë siguri për furnizim me energji në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes qasjes në burime alternative.
Uashingtoni dhe BE-ja theksuan nevojën për ndërtimin e një sistemi të integruar energjetik në këtë rajon dhe të bëhen reforma në përputhje me politikat e zgjerimit dhe obligimet që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.
“Këshilli do të vazhdojë koordinimin për tregun e energjisë dhe reformat e rregullatorëve, si dhe do të vazhdojë mbështetjen për ndalimin e çlirimit të dioksid karbonit në Ballkanin Perëndimor, në veçanti nga heqja dorë në mënyrë graduale e prodhimit të energjisë nga qymyri dhe subvencionimet joefikase të lëndëve djegëse fosile”, thuhet në deklaratën e përbashkët të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Tranzicioni drejt energjisë së pastër me zero për qind emetime do të ndihmojë rajonin që në të ardhmen të ketë qasje në energji të përballueshme dhe të sigurt.
Shtetet evropiane po përballen me furnizime të pakta me gaz natyror. Këshilli për Energji tha se është e papranueshme që “furnizimet me energji të përdoren si armë apo si levë gjeopolitike”, duke iu referuar situatës së krijuar me Rusinë dhe Ukrainën, që si pasojë prek furnizimin me gaz në gjithë Evropën.
Ky këshill tha se Ukraina është shtet strategjik për transitin e gazit për në BE dhe duhet të punohet që ky shtet të integrohet në tregun energjetik evropian.
Kjo deklaratë vjen pasi gazsjellësi “Nord Stream 2”, që sjellë gazin natyror nga Rusia në Gjermani, anashkalon transportimin e gazit përmes Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat