SHBA kundër Berishës në krye të PD, Mediu: Ja si mund të kapërcehet kjo situatë

14 Qershor 2024 | 13:23

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se nuk komenton deklaratat e Ambasadës së SHBA, e cila shkruante se nuk do të bashkëpunonte me ish-kryeministrin Sali Berisha edhe pas marrjes së vulës së PD.

Komentet Mediu i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se kjo situatë mund të kapërcehet vetëm nëse opozita do të trajtojë çështje të interesit të vendit dhe jo çështje personale.

Ai tha gjithashtu se opozita duhet të ngrejë një grup negociator për bisedime me SHBA, Britaninë dhe BE-në, për çështje që prekin vendin tonë, por edhe rajonin e Ballkanit.

Mediu shtoi se për të ardhur në pushtet PD dhe opozitës do i duhet që të promovojë figura të reja politike, për të dhënë mesazhin e ndryshimit.

“S’kam koment për komentet e Ambasadës. Për mua e rëndësishme është që të ketë një opozitë të bashkuar, përballë një situate të rëndë me krimin e korrupsionin, me një qeverisje që ka larguar 1 milionë shqiptarë. Mendoj se çdo problem i tillë kapërcehet kur opozita do të trajtojë jo çështje personale, por çështje të interesit të vendit.

Opozita duhet të krijojë një grup negociator që do të diskutojnë me SHBA, Britaninë dhe partnerët europianë çështje që kanë të bëjnë me interes të përbashkët, që ka të bëjë me sigurinë e rajonit të Ballkanit, kërcënimin më të madh që ka Shqipëria nga krimi i organizuar e korrupsioni.

Krijimi i disa qendrave pozitive të referencës, do të bënte edhe ndryshimin në raport me qeverisjen e sotme. Kandidati për kryeministër vjen si rezultat i votave maxhoritare dhe ky duhet të jetë një kompromis maxhoritar. Berisha ka pjesën kryesore të kontributit politik dhe elektoral. Veç kontributit edhe kush duhet ta qeverisë këtë vend.

Ajo çka është personale është më pak e vlefshme se ajo që është në funksion të Shqipërisë. Mund të ndërtojmë një strukturë si në 2005 për të qeverisur vendin. Nëse opozita do të bëjë ndryshimin, duhet të mendojë ndryshe”, tha Mediu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026