SHBA pro një Gjykate ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë

1 Qershor 2023 | 13:26

Ligjvënësit në SHBA kanë shprehur mbështetje për krijimin e një Gjykate ndërkombëtare të ndarë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (IÇ) për të gjykuar krimet e agresionit që kanë ndodhur gjatë luftës në Ukrainë.

Si presidenti francez Macron, ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky së fundmi kanë bërë thirrje për krijimin e një Gjykate të tillë të pavarur ndërkombëtarisht.

Senatorët amerikanë dhe diplomatja e lartë amerikane për drejtësinë penale globale, Beth Van Schaack, diskutuan përpjekjet aktuale të SHBA për ta bërë gjykatën realitet në mënyrë që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet dhe agresionin ndaj Ukrainës.

Ky diskutim u mbajt gjatë një seance dëgjimore të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit, më 31 maj.

Gjykata eventuale, do të merrej me krimet e agresionit dhe jo krimet kundër njerëzimit që aktualisht ndiqen penalisht nga IÇ.

Van Schaack theksoi ndikimin e madh që do të kishte kjo gjykatë, duke deklaruar se këto përpjekje do të çonin në “gjyqin më të rëndësishëm në histori që nga Nuremburgu”, një referencë për gjyqet e krimeve të luftës të mbajtura pas Luftës së Dytë Botërore, që rezultoi me dënime për shumë kriminelë nazistë të luftës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026