Shehi dhe Alibeaj thirrje për krijimin e një koalicioni parazgjedhor pro-SPAK
Djathtas 1912 e Enkelejd Alibeajt dhe LZHK e Dashamir Shehit kanë bërë një thirrje zyrtare për krijimin e një koalicioni parazgjedhor, me fokus mbrojtjen e sistemit të drejtësisë.
Sipas kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, zgjedhjet e 11 majit do të përcaktojnë nëse vendi do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë, apo nëse do të dorëzohet përballë presionit politik.
Ai theksoi se në këto zgjedhje do të përballen partitë që mbështesin SPAK-un dhe GJKKO-në me ato që janë kundër tyre.
Shehi nënvizoi se, duke qenë se partitë kryesore si PS dhe PD janë pozicionuar në nje retorikë kundër këtyre institucioneve, është e nevojshme krijimi i një koalicioni të gjerë për mbrojtjen e drejtësisë nga ndërhyrjet e politikës së vjetër.
Në këtë kuadër, ai ka propozuar organizimin e një tryeze të përbashkët nga data 28 shkurt deri më 2 mars, ku do të diskutohet mundësia e ndërtimit të këtij koalicioni dhe modalitetet e tij.
Thirrja u drejtohet partive dhe lëvizjeve si Nisma Thurje, Lëvizja Bashkë, Partia Mundësia, Lëvizja e Legalitetit, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, Lëvizja Atdheu, Aleanca Kombëtare dhe Koalicioni Euroatlantik, si dhe çdo partie ose individi që mbështet mbrojtjen e sistemit të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.