Shemsi Prençi: Ministrja Xhaçka duhet të dilte nga SPAK-u me pranga në duar
Ish-këshilltari i Presidentit të Republikës, Shemsi Prençi thotë se me pronat e ushtrisë është bërë një masakër dhe se ato janë vënë në dispozicion të oligarkëve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Prençi u shpreh se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duhet të dilte me pranga në duar dje nga SPAK-u, pasi u pyet në lidhje me disa privatizime të pronave të uhtrisë.
Sipas Prençit, arroganca dhe përfshirja në korrupsion, ishin arsyet pse Xhaçka u paraqit në SPAK.
“Si ish-këshilltar i Presidentit të Republikës, jam në dijeni për masakrën që është bërë me pronat e ushtrisë, për t’u vendosur në dispozicion të oligarkëve. Ministrja ashtu do fliste, nuk ka si të flasë ndryshe. Është e vetmja ministre që na ka rezultuar si investitore strategjike, na ka rezultuar si një pronare e madhe që mund të bëjë çfarë të dojë me pronat e ushtrisë.
Arroganca e ministres Xhaçka dhe babëzia për t’u pasuruar në një kohë shumë të shkurtër, e ka çuar dje në SPAK. Unë kam menduar që të mos dalë fare nga SPAK-u. Të dilte me pranga në duar dhe të shkonte te 313-ta. Por shteti rezulton i kapur. Se çfarë është bërë me pronat e ushtrisë, janë dhënë në përdorim me formulën 1 euro”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht