Shemsi Prençi: Skafi në Himarë jo mjet turizmi, por për veprimtari të paligjshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi thotë se skafi që përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit në Himarë dy ditë më parë, që drejtohej nga ish-efektivi Arjan Tase, nuk është mjet turizmi, por mjet që përdoret për veprimtari të paligjshme.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Prençi u shpreh se ky lloj mjeti lundrues me dy motorë të fuqishëm nuk mund të drejtohet nga qytetarët e thjeshtë, por nga personat me mbrojtje shtetërore.

“Ajo çka kam konstatuar me keqardhje edhe në prononcimet publike, është se mjeti motorik që i mori jetën 7-vjeçares,  nuk është mjet turizmi, nuk është mjet për guida turistike, por është mjet për operacione të shpejta. Mjeti me dy motorë të fuqishëm, janë mjete për operacione të shpejta, do të thotë për veprimtari  të paligjshme.

- Advertisement -

Institucionet shtetërore nuk kanë pse fshihen prapa gishtit. Qoftë Ministria e Brendshme, qoftë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Atë e përdorin ata të cilët kanë mbrojtje shtetërore, të cilë mbështesin grupet kriminale”, theksoi Prençi.

Prokuroria e Vlorës ka rrëzuar të gjithë hetimin e bërë nga Agjensia për Mbikqyrjen Policore për Arjan Tasen, për të cilin ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Akuza e qytetit bregdetar ka dërguar dosjen në gjykatë dhe mbi Tasen ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Sipas hetimit të deritanishëm, Tase ka kryer manovra të rrezikshme me gomonen duke sjellë si pasoje goditjen me helikat e motorrit te vajzës 7-vjeçare, e cila humbi jetën menjehrë.

Në dëshminë e tij, ai sqaroi se gomonia kishte marrë gaz në mënyrë të pavullnetshme, gjë që solli humbjen e kontrollit nga ana e tij.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

EMRAT| Burri qëllon me thikë bashkëshorten në Korçë, shkak xhelozia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës mbrëmjen e kësaj të diele, ku shtetasi Aleko Myrtollari ka...

Kritikuan Kurtin, Kryeziu-opozitës: Deklaratë e dëmshme, dialogun s’e do Vuçiç

Arbëreshë Kryeziu i quajti të dëmshme deklaratat e opozitës në Kosovë, të cilat po fajësojnë kryeministrin Kurti dhe po thonë se ai nuk e...

A ishte paralajmëruar tensioni në veri? Andoni: Është momenti i së vërtetës…

“Nuk është jashtë parashikimeve”, kështu tha gazetari Ben Andoni lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. I ftuar në “Review” në Euronews Albania...

TË FUNDIT

Kurti falenderon kryetarin e ngujuar: Po tregon qendresë shembullore për rend e ligj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, çdo ditë merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme...

“Po pengon implementimin e marrëveshjes që firmosi vetë”, Lushaku kritikon Kurtin

Jehona Lushaku ishte këtë të diel e ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth tensioneve të...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×