Shërbimet imteligjente: Vigjilentë ndaj ndërhyrjeve ruse, truket në rrjete sociale

6 Qershor 2024 | 15:34

Zbulimi i trukeve të rrjeteve sociale dhe ndonjëherë dallimi i reales nga mashtrimi. Por mbi të gjitha, zbulimi i informacionit të manipuluar. Kjo është detyra e këtij analisti, i cili punon në fshehtësi për shërbimet inteligjente të brendshme.

Analist i Komandës Kibernetike Evropiane, i quajtur Tom shprehet se: “Ajo që po përpiqemi të zbulojmë janë anomalitë, siç mund të quhet rritja e papritur e numrit të postimeve, ripostimeve, pëlqimeve, apo shfaqja e lojtarëve të rinj”.

Për shembull, në muajin prill, elementë nga e djathta konservatore dhe e djathta ekstreme u takuan në Bruksel. Shërbimi inteligjent i jashtëm kontrolloi mesazhet e shkëmbyer në rrjet. Ky grafik tregon se si analiza funksionon.

“E gjithë zona gri, që përfaqëson shumicën e asaj që shohim në ekran, lidhet me një diskutim apo diskutime të lidhura me konferencën politike që ndodhi në mes të prillit në Bruksel. Ndërsa aktorët në zonat blu janë aktorë që i shohim çdo ditë për arsyen e thjeshtë sepse ata janë pjesë e lëvizjes pro-ruse. Dhe duket qartë se ndërhyrja në një bisedë politike që ndodh fizikisht në Belgjikë synon të krijojë ose intensifikojë kaosin ekzistues, apo të polarizojë këtë konferencë”, deklaroi Tom.

Rreziku që aktorë të huaj të manipulojnë opinionin publik gjatë zgjedhjeve është i lartë. Në Poloni, një komision i posaçëm nisi hetimin e influencës ruse dhe bjelloruse në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë

Policia e Shtetit ka liruar pas rreth dy orësh shoqërimi aktivistin e protestave, Arben Kola, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të hëne gjatë...
13:03 | 27/07/2026