Shërbimi i detyruar ushtarak në Serbi, flet për Euronews ish-zëdhënësi i NATO
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, është shprehur se plani i Presidentit Aleksandër Vuçiç për kthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Seri, është ide jo e mirë, në një moment që vendi ka më shumë nevojë për investime në arsim dhe fusha të tjera.
Komentet Shea i bëri në një lidhje ekskluzive për Euronews Albania, ku tha se çdo opsion ushtarak për zgjidhjen e konflikteve mes Kosovës e Serbisë, duhet të shkaktojë shqetësim, sepse nuk e çon rajonin përpara.
Ai tha gjithashtu se gjatë deklaratave të tij Vuçiç u shpreh se vendi i tij nuk donte luftë, ndryshe nga ajo që ka ndodhur në të shkuarën.
“Vuçiç zgjodhi të fliste publikisht, por është e vështirë të dihet sesa rëndësi u kushton ai fjalimeve publike, që i drejtohet kryesisht audiencës së brendshme. Sesa do të ndikohë ajo në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, sidomos pas vizitave të Lajçak në Kosovë e Serbi. Por ka edhe konotacione negative, të cilat nuk ndihmojnë që dialogu 2-palësh të shkojë përpara.
Çdo opsion ushtarak duhet të shkaktojë shqetësim, sepse nuk e çon rajonin përpara, por do të ishte negative për Serbinë vetë, për Kosovën dhe gjithë rajonin. Presidenti Vuçiç tha edhe se nuk duam luftë, sikurëse e kemi parë në të kaluarën.
Dhe opsionet ushtarake nuk janë të vlefshme. Megjithatë Vuçiç bëri të ditur se planifikon të kthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi. Shpresoj që ai të mos flasë për kërcënime ndaj vendit të tij, për të justifikuar fuqizimin e Forcave të Armatosura dhe shpenzimeve ushtarake, në një kohë kur qytetetarët serbë kanë nevojë për investime në arsim e fusha të tjera”, tha Shea.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 11:08 Shoqërimi i disa personave, një pjesë e protestuesve shkojnë drejt komisariateve
- 11:02 Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)
- 11:02 Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit
- 10:54 Adriatik Lapaj i bashkohet protestës, refuzohet nga një pjesë e protestuesve
- 10:50 Nis seanca plenare, PD bojkoton punimet; protestë dhe tensione jashtë Parlamentit
- 10:49 Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut