Shërbimi online, qytetarët në Elbasan nuk marrin informacion në kohë në Kadastra
Shërbimet ndaj qytetarëve në Kadastër nga data 3 korrik do të merren online. Ky ishte lajmi që kryeministri Edi Rama bëri publik më 3 korrik të këtij viti.
Qëllimi sipas kreut të qeverisë ishte shmangia e abuzimeve dhe korrupsionit në sportelet e kadastrave. Por për qytetarët kjo mënyrë ka krijuar probleme, pasi sipas tyre shërbimet që kërkojnë nuk vijnë në kohë, duke krijuar ngërçe në veprimet e ndryshme që duhet të bëjnë.
Aplikimet për certifikatë pronësie, kopje kartele pasurie, apo shit-blerje pasurie bëhen online, por vetë qytetarët në Elbasan tregojnë se sërish nuk kanë marrë zgjidhje.
“Ku mbaron këtu, mbaron punë ndonjëherë këtu? Vajtja atje, s’ke ku hyn, s’ke ku del. Po ku do sqarohemi, nuk e di tha. Atë përdora dhe me kthyen përgjigje gabim. E ja ku të vete, ja e bëra unë online siç tha Edi Rama tamam, tani ngela”, thotë një qytetare.
Edhe ata qytetarë të cilët kërkojnë shërbim ekspres dhe paguajnë mbi vlerën normale të shërbimit sërish nuk arrijnë ta sigurojnë dokumentacionin që u duhet për të kryer veprimet e nevojshme. Shërbimi që njihet si fast-track dhe presupozohet të jetë i shpejtë, kushton sa dyfishi i çmimit normal.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë