Sherr me thika mes vëllezërve, burra që dhunojnë gratë, 10 të arrestuar në Tiranë

1 Dhjetor 2024 | 12:06

Policia e Tiranës ka kryer disa arrestime për ngjarje të ndryshme kriminale në kryeqytet. Në njoftimin e së dielës bëhet me dije se një 48-vjeçar ka goditur me thikë vëllain e tij pas një sherri në zonë e “Don Boskos” në Tiranë ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu janë ndaluar 3 burra të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre dhe një 30-vjeçar i cili ka dhunuar babain e tij ndërsa një person është arrestuar pasi ka goditur me makinë dy këmbësore në Kamëz ku njera prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

“30-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K 64 vjeçe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë”

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Arrestohen 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– G. Q., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, në banesë, pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç, banues në Tiranë. 53-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– A. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit fizik të 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

– F. P., 23 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash, në një parukeri në Rrugën e Durrësit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– G. D., 47 vjeç, dhe L. V., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtuar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre;

– N. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa arka plastike në një dyqan në Rrugën e Dibrës, të cilat më pas i ka shitur në një dyqan tjetër në rrugën “Xhanfize Keko”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. O., 39 vjeç, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë;

– E. H., 23 vjeç, banues në Texas, pasi në orën 22:00, në Bulevardin e Ri për në Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me pasagjer shtetasin E. P., është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Sh., 34 vjeç, me pasagjere shtetasen A. N. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas po drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026