English

Sherri me grushte mes deputetëve në Kuvend, SPAK kërkon pushimin e çështjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

SPAK kërkon pushimin e çështjes që lidhet me konfrontimin fizik të deputetëve Vullnet Sinaj dhe Bledion Nallbati, në seancën plenare të 30 tetorit 2023 në Kuvend.

- Advertisement -

Prokuroria e Posaçme kërkon pushimin e dosjes për veprën prenale “goditje për shkak të detyrës”.

Mësohet se kërkesa i është dërguar Gjykatës së Posaçme më 16 shtator. Sipas SPAK nuk vërtetohet ekzistenca e faktit tipik, atij të goditjes për shkak të detyrës, qoftë nga ana e Bledion Nallbatit, apo qoftë nga ana e Vullnet Sinajt.

Incidenti ndodhi në seancën parlamentare të 30 tetorit 2023. Gjatë skenarit të PD-së për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësuar kërkesat e tyre, deputeti Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij.

Në një moment mes tyre pati konfrontim fizik që degjeneroi deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinajt. Kallwzim nw SPAK u depozitua nga tw dy grupimet politike.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?