Shifra e kripur, dentistja: 10 milionë kushton të bësh dhëmbë sa më cilësorë

24 Prill 2023 | 09:42

Sipas studimit të fundit të OBSH 14,9% e të rriturve mbi 15 vjeç në vendin tonë kanë probleme të ndryshme me dhëmbët, ndërsa 33,7% e personave mbi 60 vjeç i kanë humbur të gjithë dhëmbët e tyre.

Stomatologia Ersida Calja tha në emision GoodMorning Albanians se arsyeja pse mbi 60-vjeçarët kanë mungesë të dhëmbëve lidhet me kushtet social ekonomike të tanishme dhe në të shkuarën.

Ajo tregoi se vendosja e dhëmbëve kushton nga 150 mijë lekë të vjetra me proteza të lëvizshme në 10 mln lekë të vjetra me implante dentare.

“Parandalimi nuk kushton ndaj mjekët këmbëngulin te vizita dhe kontrollet që kostot të jenë minimale. Në momentin që problemet  agravojnë dhe kur humbasin të gjithë dhëmbët dhe rehabilitimi total kushton më shumë.  Ka kosto, që nga zgjidhjet bazike me proteza që hiqen dhe vihen që janë zgjidhja më ekonomike dhe nisin nga 150 mijë lekët të vjetra deri 1 mln lekë të vjetra. Por ka edhe trajtime që shkojnë deri në 10 mln lekë të vjetra, në varësi të zgjedhjes nga pacienti. Zgjidhja optimale është me implante dentare”, tha dentistja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024