Shiste 3200 euro një dëftesë false, arrestohet drejtori i shkollës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjovalin Kodra, drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri është arrestuar nga policia pasi lëshonte dëftesa false, kundrejt shumës 3200 euro, duke përdorur vulën e falsifikuar të një shkolle të mesme.

Në pranga ka përfunduar edhe një shtetas tjetër, Gjin Fusha, bashkëpunëtor i 54-vjeçarit, pasi u kap në tentativë për të shitur dëftesën false.

Policia sekuestroi 26 dokumente shkollore të paplotësuara, por të pajisura me vulën e shkollës së mesme, vula e shkollës 9-vjeçare, 5 USB, 1 celular dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

- Advertisement -

Bëhet me dije se vijon hetimi për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasit e tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Strukturat operacionale të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSH-së, si rezultat i një hetimi proaktiv të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dëftesa”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Gj. K., 54 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

-Gj. F., 66 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Përjashtimet e deputetëve, Sefa-Bardhit: Vetë i firmosën, tani u qajnë hallin

Në funksion të transparences dhe të debatit publik në lidhje me reflektimin e disa vendimarrjeve të orageneve të Partise Domkratike në vite, dua të...

Tuma e Kamenicës, vizitorët e huaj të mahnitur nga historia

Sitet arkeologjike në Shqipëri po thithin gjithmonë e më shumë turistë, kryesisht të huaj. Një ndër to është Tuma e Kamenicës, e cila është...

Meta: Dënoj deklaratat e Ramës dhe paralelizmat me Donbasin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar deklaratën e kryeministrit Rama dhe "paralelizmat që ai bën për Veriun e Kosovës me situatën...

TË FUNDIT

Balla përgëzon megaoperacionin: Zbardhëm 16 ngjarje të rënda kriminale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përgëzoi Policinë e Shtetit për suksesin e arritur në kuadër të megaoperacionit të koduar “Never_Forget” përmes një postimi në...

Man City eliminohet nga Kupa, fitore për Liverpool dhe ekipet e Lond

Humbja e parë sezonale e Manchester Cityt i ka kushtuar eliminimin nga kupa e ligës, ndërsa përballja me Newcastlen u mbyll në shifrat 1-0. Goli...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×